TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar reagimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili në një konferencë për shtyp iu përgjigj publikimit të dosjes së dënimit të vëllait me fjalët se ai u gjend në vendin dhe në kohën e gabuar me miq htë gabuar në vitin 2002. Por çfarë thotë Berisha për këtë:
“Jo jo o Fatzi Xhafa! Jo jo o Fatzi Xhafa nuk ka qene Agroni ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar! -Agroni ka qene ne vendin e krimit dhe kohen e droges kurse ti o Fatzi je ne vendin e gabuar dhe kohen e gabuar ndaj dhe qërrohu se i këtij lloji je i vetem ne Europe dhe ne bote!
PS. Kjo është një përgjigje për reagimin e papërgjegjshëm nga Fatzi Xhafa i cili pr tu justifikuar për dokumentat origjinale që paraqiti opozita sot para publikut për dënimin e Agron Xhafës nga gjykata supreme e Italisë me 7,3 vite dhe mos ekstradimin e tij u mjaftua duke larë duart se vllau i im ka qenë në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar!” – shkruan Berisha