AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 11:36

Byroja përjashton 10 ditë 7 deputetë të opozitës, 5 ditë deputetin e PS

Byroja përjashton 10 ditë 7 deputetë të opozitës, 5

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë 7 deputetë të opozitës.

Vendimi është marrë vetëm me votat e mazhorancës, e cila bëri edhe kërkesën për përjashtimin e tyre.

Ndërsa ka vendosur përjashtimin me 5 ditë të deputetit të PS-së Bujar Çela, i cili goditi me grusht deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Përjashtohen me dhjetë ditë; Kryemadhi, Noka, Spahia, Hasa, Salianji, Mehmetaj e Braimllari.