TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në emisionin "Open", ka vijuar përplasjen me Presidentin e Republikës, për shkak të Teatrit Kombëtar.
Presidenti ka paralajmëruar që qeveria dhe bashkia të mos afrohen për ta shembur godinën, ndërsa Veliaj sot tha se juristët në Tiranë qeshin me veprimet e Ilir Metës.
“Presidenti ka dorëzuar një padi nul, duhet të gjejë një këshilltarë ligjor dhe jo të bëhet barcaletë ligjore. Po bëhet gaz i botës, juristët po qeshin nëpër Tiranë. Nuk mund të budallepset e gjithë Tiranë se bën gafa një institucion. Ai ka dorëzuar një ligj nul, sepse nuk ekziston më ai ligj”, u shpreh Veliaj.
Veliaj i referohet padisë që ka bërë Meta në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin special me anë të së cilës firma Fusha do të ndërtonte Teatrin dhe një numër kullash.
Ai ligj është rrëzuar, por Rama dhe Veliaj nuk janë tërhequr nga plani për shembjen e Teatrit edhe pse ka kundërshti të shumta nga shoqëria civile, aktorët dhe organizata "Europa Nostra", që e ka listuar Teatrin Kombëtar, si një nga 7 godinat më të rrezikuara në Europë.
Presidenti Meta ka paralajmëruar një padi të re lidhur me çështjen e Teatrit.
/TPZ.al/