AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 15:43

Haradinaj: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë, e Tirana mezi po i kryen punët e veta

Haradinaj: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë, e Tirana

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët në Podujevë, ku ka folur për tema të ndryshme.

Ndërkohë gjatë bisedës së tij me qytetarët e Podujevës, Haradinaj ka kritikuar edhe politikanët e Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij vijnë në Tiranë për t’u këshilluar nga zyrtarët shqiptarë, ku thekson se Tirana me zor po mbyll punët e veta, e jo më të ndihmojë ata.

“Njerëzit tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten. Në pafuqi Kosova me i kry punët e veta, e kishte legjitimu situatën për me marrë leje prej Serbisë dhe Mogherinit me i kry do punë të shtëpisë, kjo është gabim. Jemi fsheh është pas ambasadave, por ato nuk po duan me qeverisë më me Kosovën.”-është shprehur kryeministri Haradinaj.

Gjithashtu në fjalimin e tij ish-kryeministri ka folur edhe për çështjen e Trepçës, që në muajt në vazhdim të bëhet pjesë e Kosovës.

“Ishte situata me Trepçën, e lënë gjatë pezull. Edhe zakonisht flitej qysh Trepça i sjellë 500 milionë profit në vit, pas një investimi prej 140 milionëve. Atëherë, për çdo vit, minimum për 20 vjet, i sjellë 500 milionë fitim, që i bie diku rreth 10 miliardë total. Mirëpo thonin edhe që Serbia nuk e lejon, duhet me u marr vesh e me e pyet krejt botën. Me qenë andej kufirit, ish pyet Serbia ose Shqipëria ose Mali i Zi. Askush nuk po na pyet për veprimet e tyre, atëherë pse ne duhet të presim që krejt bota të na tregojë çfarë të bëjmë me Trepçën? Fatmirësisht e kemi finalizuar, Trepça është 100% Kosovë”, ka thënë Haradinaj.