TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“15 banesa të pabanueshme në njësitë administrative të bashkisë së Shijakut dhe 95 banesa me dëmtime të lehta. Ky është bilanci paraprak i dëmeve që kanë shkaktuar lëkundjet sizmike në bashkinë e Shijakut”,– bën të ditur kryetari i bashkisë Elton Arbana.
Për DurrësLajm, Arbana thekson se janë marrë të gjitha masat dhe në bashkëpunim edhe me deputetët e zonës janë sistemuar banorët e shtëpive që janë kthyer në të pabanueshme. Këto banesa ndodhen në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.
Në njësinë administrative të Maminasit janë ngritur 3 çadra me kapacitet 24 persona, ku janë sistemuar 3 familje, të cilat edhe për shkak të gjësë së gjallë që kanë nuk duan të largohen nga banesat.
Ndërkohë, një familje me 8 anëtarë është sistemuar pranë Kavaleshencës Durrës. Në Gjepalaj, në ambientet e një shkolle, që nuk frekuentohet nga nxënësit, është ngritur një qendër emergjence ku planifikohet të sistemohen banorët e shtëpive që janë kthyer në të pabanueshme.
Sipas kryebashkiakut Arbana, janë ngritur grupet e punës që po bëjnë konstatimet dhe verifikimet në terren tek të gjitha banesat e dëmtuara apo të krisura./DurrësLajm/