TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një bombol gazi ka rrjedhur duke shkaktuar zjarr në çerdhen nr.14 në Tiranë. Shumë prindër janë alarmuar pas kësaj ngjarje, ndërsa ende nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur. Kjo sepse drejtoresha mohon të ketë patur një shpërthim, ndërsa informacioni i policisë së shtetit, është se ka patur zjarr në një ambjent që përdorej si magazinë e çerdhes.
Kujtojmë se kjo çerdhe është rinovuar nga Bashkia e Tiranës me ndihmën e donatorëve privatë, projekt i prezantuar me pompozitet nga kreu i bashkisë, Veliaj.
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e njërit prej prindërve, I cili thotë ndër të tjera se “foto me lule shohim plot qe hedh bashkia po a eshte ky realiteti?”
Postimi i ish-kryeministrit Berisha:
Shperthim gazi ne mesnate ne çerdhe te Tiranes. Lal plehu fsheh incidentin e rrezikshem! sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
“Doktor miremengjesi.
Ne ne nje cerdhe ne Tirane, pikerisht ne çerdhen 14 te Ali Demi, rreth ores 4 te mengjesit, ka shperthyer gazi ne dhomen ku rrine bombulat. Fatmiresisht nuk eshte shkaterruar apo demtuar e gjitha por ndjejme qe femijet tane jane ne rrezik. Polici e zjarrefikse kane ardhur ne mengjes heret dhe kane shuar flaket. Po nese do te kishte ndodhur diten do do te shkonte halli i femijeve tane?
A ka siguri ne keto institucione qe une iu besoj dy femije? Te voglin e kam pikerisht ne kete cerdhe dhe te madhin ne kopesht. Foto me lule shohim plot qe hedh bashkia po a eshte ky realiteti?”
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/08/16/cfare-thoshte-erion-veliaj-per-cerdhen-e-rinovuar-ku-shpertheu-bombola-e-gazit-sot/