TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria italiane ka shpallur ditën e shtunë ditë zie kombëtare në nder të viktimave nga shembja e urës në Genova, ku humbën jetën 39 persona.
Dita e zisë kombëtare përkon me ceremoninë mortore të viktimave, pasi të shtunën do të bëhet edhe varrimi i atyre që humbën jetën në këtë tragjedi.
Më herët kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 12 muaj në Genova.
”Kemi pranuar kërkesën e kryebashkiakut të rajonit dhe dekretuam gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj’’- deklaroi Conte në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme në Genova të këshillit të ministrave.