AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 23:33

Mposhtet Reali, Atletiko Madrid fiton për herë të tretë Superkupën e Europës

Atletiko Madrid mposhti 4-2 Realin e Madridit pas kohës shtesë – koha e rregullt, 2-2 - duke e fituar për herë të tretë Superkupën e Europës në ndeshjen e zhvilluar në Talin të Estonisë.   Më parë, skuadra e kryeqytetit spanjoll e kishte fituar atë në vitet 2010 dhe 2012. Reali vinte në finale si fitues i Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletiko Madrid si fitues i Ligës së Europës. Kjo ishte ndeshja e parë e Realit me trajnerin Lopetegui në bankinë dhe pa Kristiano Ronaldon në fushë, me portugezin që tashmë është te Juventusi në Itali. /TPZ.AL/