AKTUALITET, 16 Gusht 2018, 10:07

Arrestohet italiani me drogë në portin e Durrësit, shihni videon

Arrestohet italiani me drogë në portin e Durrësit, shihni videon

Një shtetas italian, Piero Mormina,  është vënë në pranga, pasi është kapur me lëndë narkotike në portin e Durrësit.

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas italian. Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin:

Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike " parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.