TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në çerdhen nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, rreth orës 4.00 të mëngjesit ka shpërthyer një bombol gazi.
Fatmirësisht, çerdhja ka qënë e mbyllur dhe nuk ka pasur fëmijë në atë orar, gjithashtu nuk ka patur dëme të mëdha materiale.
Policia e zjarrfiksësit kanë mbërritur dhe kanë shuar shuar flakët.
Por, ngjarja ka ngjallur panik tek prindërit e fëmijëve, kryesisht banorë të zonës, pasi kanë mësuar ngjarjen.
Kujtojmë se çerdhet e Tiranës janë rikonstruktuar dhe në ndihmë të Bashkisë së Tiranës kanë ardhur edhe shumë biznese. Por, me sa duket, çerdhet vijojnë të jenë të pajisura me bombola gazi, të cilat paraqesin rrezik për fëmijët.
Ja çfarë thoshte Erion Veliaj pas rinovimit të kësaj çerdhe:
http://www.tpz.al/2018/08/16/cfare-thoshte-erion-veliaj-per-cerdhen-e-rinovuar-ku-shpertheu-bombola-e-gazit-sot/
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.