TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak orë para protestës së opozitës, kandidati socialist i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje nga Zall Herri të gjithë demokratëve që të distancohen nga drejtuesit e tyre, që pushtetin sipas tij e duan për të shkatërruar Tiranën dhe Shqipërinë.
“Do kalojë edhe protesta sot, do kalojë edhe zamallahia, dhe ajo pak sa ka mbetur bëhet akoma më e dhunshme. E di pse bëhen më pak? Se edhe një banor i Kamzës, pasi ka ardhur 8 herë për protesta në Tiranë, kthehet dhe thotë: Mirë e prishëm, por ata e rregullojnë për çerek ore. Ne e kemi bashkinë e Kamzës prej 10 vitesh dhe akoma vazhdon glasa mbi Bashki; e kemi 10 vjet, dhe nuk është mbjellë një pemë; e kemi 10 vjet, nuk është mbjellë një lule, nuk është bërë një shkollë, ndaj dhe unë mezi pres që edhe Kamza t’i bashkohet këtij revolucioni, për ta transformuar.
Veliaj ironizoi edhe Lulzim Bashën për vizitën në Gjermani, teksa theksoi se askush nuk do e ndalë përparimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit. “Lul Basha tha do shkoj në Gjermani dhe do bëhet nami i zi. Do takoj Merkelin, tha, dhe do vij mbështetja e jashtëzakonshme për këto protesta dhe do rrëzojmë Edi Ramën për herën e 20-të. As Merkelin nuk e takoi, as mbështetje nuk mori. Një shtet serioz si Gjermania deri tani kë ka mbështetur dhe kujt i ka dalë në krah? Edi Ramës apo Lul Bashës? Edi Ramës! Basha shkon një javë para protestës në Gjermani, sillet vërdallë në Berlin e takon një prift, vjen në Tiranë dhe thotë që mora uratën që të shkatërroj Tiranën: kjo është të fyesh inteligjencën