AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 09:37

Motori përplaset me bordurën në Gramsh, dy të rinj nisen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Motori përplaset me bordurën në Gramsh, dy të rinj nisen me



Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur sot në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat.

Dy të rinj që udhëtonin me një motor kanë humbur kontrollin dhe për pasojë janë përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Nga përplasja e motorit dy të rinjtë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

GRAMSH

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u proçedu në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi:

S.H., 30 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, të Gramshit, pasi duke drejtuar motoçikleten ka humbur kontrollin dhe ma dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi A.H., 11 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.