AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 09:18

Abuzoi me të miturin, flet i moshuari: I kam dhënë para. Motra e 11-vjeçarit: Kishte diarre, vinte pis në shtëpi

Abuzoi me të miturin, flet i moshuari: I kam dhënë para. Motra e



Zbardhet dëshmia e  71-vjeçarit i cili u arrestua nga policia e Tiranës pasi u publikuan pamjet ku, ai shihej teksa abuzonte me një djalë të mitur të ura e Lanës në kryeqytet.  Pamjet u publikuan nga emisioni ‘Stop”, dhe i moshuari i arrestuar shihej teksa puthte dhe prekte një djalë në vende intime.

Nuk kam kryer marrëdhënie me djalin. Vetëm e kam prekur dhe puthur. Për ta afruar i kam dhënë herë pas here para. Jam penduar për veprimin që kam bërë. Kanë qenë moment dobësie.”, është shprehur ai.

I mituri është dërguar në spital për të bërë ekzaminimet e nevojshme të cilat vërtetojnë nëse 71 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo me të.

Për Klan Plus motra e minorenit është shprehur  jashtë kamerave se kohët e fundit, vëllai i saj kishte ndryshuar sjellje.

“Filloi të vinte me vonesë në shtëpi. Ditët e fundit kthehej i bërë pis, madje kishte edhe diarre. Qëndronte i mërzitur. E pyesnim se çfarë kishte, por nuk na ka thënë asgjë. Ai është vetëm 11 vjeç, ndërsa zotëria me siguri e ka mashtruar me të holla. Ne jemi të varfër, nuk kemi asnjë mundësi ekonomike.”