AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 10:58

FOTOT/ Pas publikimit të përgjimeve, Dako në krah të ministres së Shëndetësisë. Me ta edhe…



Vetem pak dite pasi gazeta “Bild” publikoi 6 pergjime te dosjes 339, mes te cilave, ishte kapur ne telefonata edhe kreu i bashkise se Durresit me Astrit Avdylajn, pjese e bandes kriminale te Avdylajve, sot Vangjush Dako ka qene ne krah te ministres se Shendetesise ne nje inspektim te bere ne qytetin bregdetar.

Bashke me ministren Manastirliu dhe kryebashkiakun Dako, ka qene edhe kandidatja e PS-se per garen vendore per kete bashki, ne zgjedhjet e 30 qershorit, Valbona Sako.

Kujtojme se pas pubkikimit te pergjimeve, i ftuar në emisionin “Opinion”, Dako pranoi se e ka takuar Astrit Avdylajn, por thekson se e ka takuar si shumë njerëz të tjerë në qytet, duke shtuar se ai nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, por thjesht simpatizant i shpallur i PS.

Ne nuk duam të humbim asnjë vote, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thënë “po po, do e shohim”. Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Unë hap çdo telefonatë. Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylin fizikisht deri në vitin 2016. Mbas këtij viti e kam njohur si shumë njerëz në atë qytet. E dija që ka qenë i dënuar. Nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS. Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS.”, tha Dako.