AKTUALITET, 14 Maj 2020, 23:19

“Veliaj agjent i deleguar i Ramës”, Doris Pack reagon për Teatrin Kombëtar: U miratua shembja, Europa të reagojë

“Veliaj agjent i deleguar i Ramës”, Doris Pack reagon për

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack ka reaguar për vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës pas marrjes në pronësi të godinës.

Në një reagim në Twitter, Doris Pack thotë se, Veliaj si agjenti i deleguar i Ramës kërkon të bëjë fakt të kryer prishjen e Teatrit para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Më tej ajo kërkon reagimin e organizatës Europa Nostra.

“Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi sot të prishë nëpërmjet emailit Teatrin Kombëtar. Veliaj kërkon ta bëjë fakt para se te flasë Gjykata Kushtetuese. Ai kërkon të bëhet agjenti i deleguar i Ramës. Europa Nostra duhet të reagojë”, thuhet në postim.

https://twitter.com/pack_doris/status/1261004306024628224