AKTUALITET, 14 Maj 2020, 21:19

Konfirmohen 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 945 numri i të infektuarve

Konfirmohen 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon

Konfirmohen 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë, përgjatë 24 orëve të fundit. Ky fakt është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili ka kryer gjithsej 300 testime.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Po ashtu sot janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste. Gjithsej në Kosovë janë regjistruar 945 raste, nga të cilët 29 persona kanë humbur jetën.