AKTUALITET, 14 Maj 2020, 21:52

“Gjithmonë ka një injorancë që kundërshton”- Rama hedh akuza të ashpra ndaj artistëve që mbrojnë Teatrin: Ndërtesa pa asnjë vlerë

“Gjithmonë ka një injorancë që

Kryeministri Edi Rama tha se ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë artistike dhe historike dhe se ajo duhet shembur.

Duke këmbëngulur se Aleanca për Teatrin është një pakicë, kreu i qeverisë i konsideroi injorancë qëndrimet e tyre.

I ftuar në “Opinion”, Rama u shpreh se qeveria e Sali Berishës e ka hequr ndërtesën nga nga të qenit trashigimi kulturore.

Rama: Sot kemi një zhvillim tërësisht publik në një tokë publike për të ndërtuar një teatër. Gjithmonë ka një injorancë që kundërshton, gjithmonë që ka një grup që kundërshton. Me gjithë respektin, mos më thoni që guerilja e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore mbrohet nga Lulzim Basha në Tiranë. Unë them që ata janë një pakicë shumë e vogël, legjitime në të drejtën e tyre që të jenë kundër, legjitime që karakatina të jetë aty edhe dy mijë vjet.

Sa i përket kompleksit muzeal, qeveria e Sali Berishës e ka hequr Teatrin Kombëtar nga trashëgimia kulturore në vitin 2007. Kanë bërë gjënë e duhur atëherë. Unë si ministër kulture kam kërkuar shembjen. Ajo godinë nuk përfaqëson asgjë. Është i parestaurueshëm.

Edhe në Evropë, edhe në Amerikë ka individë, ka organizata. Këtë vend nuk e qeverisë Europa Nostrum, e qeveris shumica qeverisëse. Ky do të jetë një projekt 100% publik.

Ne nuk kemi vënë 40 mln. Tani që flasim janë 7.5 miliardë që janë në xhepat e atyre kategorive që janë pjesë e dy paketave. Nuk më intereson nëse Lulzim Basha vendos ta zhvendos vendin e gjumit nga shtëpia në Teatër. Këto janë shfaqje infantile dhe shterpësie.