TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është marrë vendimi për shembjen përfundimtare të godinës së Teatrit Kombëtar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
"Miratimin e shembjes së godinave të ”Teatrit Kombëtar”, ndodhur në pasurinë me numër 1/241, zona kadastrale 8150, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në akt- kspertizën nr. 1026/1 prot, datë 13.05.2020 e hartuar nga Instituti Ndërtimit ”Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi"
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave e kaloi truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Vendimi për prishjen e Teatrit, ka sjellë reagime mjaft të ashpra të aktorëve, aktivistëve të shoqërisë civile, opozitës dhe Presidentit të Republikës, i cili ka depozituar një padi të re në Gjykatën Kushtetuese, për të mos lejuar prishjen e këtij objekti.
Presidenti u shpreh se i takon vetëm Gjykatë Kushtetuese të shprehet lidhur me këtë çështje.
“Sovraniteti për çështjet të tilla duhet t`u takojë të gjithë qytetarëve dhe përderisa ky unitet mishërohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet themelore të parashikuara prej saj, atëherë i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur përfundimisht mbi këtë çështje dhe asnjë institucioni tjetër” tha Meta.
Presidenti deklaroi se ka pritur reflektimin e kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, lidhur me këtë çështje, por nuk ka parë asnjë tërheqje nga ideja e shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Qëndrova në pritje të reflektimit të institucioneve përkatëse dhe kam ndjekur reagimet publike qoftë të kryetarit të Këshillit të Ministrave, ashtu dhe të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Këto dy autoritete përgjatë kësaj jave kanë reaguar publikisht duke shfaqur hapur se qëllimi i tyre politik dhe i unifikuar është i qartë, se nuk tërhiqen nga vullneti për shembjen e godinave të kompleksit ekzistues të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine të re në truallin e tij“, tha Meta.
Meta përmendi edhe faktin se organizata Europa Nostra, e ka përfshirë godinën e Teatrit, në listën e godinave më të rrezikuara në Europë dhe ka kërkuar që kjo godinë të mos shembet.
“Organizata Europa Nostra e mbështetur nga BE, e ka vlerësuar këtë godinë dhe ka kundërshtuar shembjen. Të kundërshtosh BE-në. është sinjali më i keq për vlerat që jemi përpjekur 30 vjet t’i përqafojmë. Kjo e bën të domosdoshme të vendoset pezullimi i shembjes derisa të marrë vendim Gjykata Kushtetuese”, tha Presidenti.
DOKUMENTI:
