TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak pas lajmit se Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka miratuar shembjen e Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha është shfaqur në sheshin e Teatrit, ku ka deklaruar se opozita do ta mbrojë deri në fund godinën.
Basha tha se Teatrti Kombëtar është një vijë e kuqe.
"Këshilli Bashkiak i Tiranës është i paligjshëm. Sa kohë të jetë ky njeriu në krye të punëve, batërdia do të vazhdojë, vjedhja do të vazhdojë. Zhvatje e parave tuaja dhe pronave tuaja, ka vetëm një emër, Edi Rama.
Kryebashkiaku është uturaku i Edi Ramës.
PD ka qenë pranë artistëve çdo sekondë dhe do vijojë të jetë pranë tyre. Po mbrojmë vijën e fundit, pas së cilës ndodhet një popull i tërë para regjimit. Do të kalojë këtu orë të tëra dhe do të jem pranë tyre", tha Basha.
I pyetur lidhur me Astirin dhe fakti se qeveria i prishi banesat, Basha tha se ajo ishte një hile.
"Hajdutët preferojnë hilet. Vajtën në 5 të mëngjesit tek Astiri, përdorët gaz lotsjellës.
Jemi këtu sot, shqiptarët janë në këtë gjendje ekonomike për shkak të tij. Jemi i vetmi vend në botë, që qeveria ka braktisur njerëzit dhe kërkon të vjedhë 30 milionë euro", tha Basha.
/TPZ.al/