TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët që do të diplomohen në bachelor dhe master pritet të kthehen së shpejti në auditore. Tenori i njohur dhe pedagog në Universitetin e Arteve, Kastriot Tusha, në një intervistë për Ora News thotë se mësimi online ka qenë i vështirë për shkak të mosaksesit në internet por edhe cilësisë së dobët të tij.
Tusha: Online jemi në varësi të internetit. E dimë fort mirë sa fuqi ka interneti. Një pjesë e tyre nuk kanë akses, flas për studentët e Universitetit të Arteve, nuk kanë telefona Android apo janë në fshat dhe interneti është i dobët apo nuk ka drita. Është shumë stresuese, i falenderoj shumë pedagogët e Departamentit të Kantos se kanë bërë një punë të mirë. Do të fillojmë me 1 qershor me diplomat e bachelor dhe master, duke ruajtur të gjithë parametrat e distancës fizike dhe dezinfektimit.Jemi të përgatitur për këtë situatë. Në Fakultetin e Muzikës janë 70-80 studentë për diplomim. Kemi një shans se e kemi mësimin individual. Mezi presim të hyjmë.
I pyetur nëse do të kenë një mirëkuptim ndaj studentëve për të gjithë situatën e kaluar duke e lëshuar pak dorën në nota, ai jep këtë përgjigje:
Tusha:Patjetër. Është lënë dhe në urdhëresat e MAS. Gjatë provimeve të mos ketë ngarkesa siç kishim normalisht. Nëse kemi 8 pjesë për diplomë, studenti edhe pas 5-6 pjesëve e ka treguar veten.
Si për secilin prej nesh, edhe për artistët kjo periudhë izolimi për shkak të pandemisë ka qenë e vështirë.
Tusha: Edhe ne artistët besoj e kaluam, se jemi drejt fundit të pandemisë, kjo ka lënë streset e veta pas. Shpresoj ta kalojmë me sukses, virusi është i vështirë dhe duhet të kemi kujdes me distancat fizike. Por fillimi ka qenë shumë i vështirë.