AKTUALITET, 20 Korrik 2019, 23:00

Vdes shqiptari në mes të Prishtinës, u rrah brutalisht me grushte

Vdes shqiptari në mes të Prishtinës, u rrah brutalisht me grushte

Një shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pas një përleshje të dhunshme me grushte. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe mësohet se viktima është një 45-vjeçar me inicialet G.R..

Mediat kosovare shkruajnë se 45-vjeçari është dhunuar nga një tjetër person aq fort saqë ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Viktima i përket komunitetit rom dhe jetonte në Gjermani me familjen, por përkohësisht ishin kthyer në Prishtinë, në Fushë Kosovë.

Mësohet se prokuroria ka pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve që janë pranë vendit ku ndodhi rrahja brutale, ndërkohë që sulmuesi është në arrati. Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë vdekje.