TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
1,7 milion njerëz priten të hyjnë në mënyrë ilegale në zonën 51 në Teksas , në kërkim të jetës jashtëtokësore !
"Ata nuk mund të na ndalojnë të gjithëve së bashku!" – ky është slogani i krijuar për disa muaj tashmë, i cili ka tërhequr pas tij rreth 1,7 milion njerëz, midis të cilëve edhe figura të njohur si Chuck Norris, Keanu Reeves, Rihanna etj .
Kjo nismë është caktuar të ndodhë në datën 20 shtator të këtij viti dhe çdo gjë do të transmetohet live në YouTube.
Zona 51 ne Teksas është një zonë ushtarake, e cila ruhet nga masat e sigurisë së lartë. Për shumë vite me rradhë në të nuk lejohen njerëzit, fotografitë e madje as dronat.
Teoritë e ndryshme konspirative thonë se zona 51 është një bazë eksperimentimi dhe analizimi i mbetjeve të anijeve jashtëtokësore , si dhe trupave jashtëtokësore.
Mendohet se shteti amerikan ne zonën 51 studjon teknologjinë e avancuar aliene, dhe mundohet ta përshtase atë me teknologjine tonë, me qëllim evolimi .
Ndër vite, ne lidhje me këtë temë janë pyetur dhe figura te larta të shtetit amerikan si presidentë , drejtues te FBI-se etj . Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një përgjigje të saktë dhe bindëse , madje ka pasur edhe nga ata që e kanë pranuar egzistencen e jashtëtokësoreve . Të tëra këto kanë shtuar më shumë dyshimet dhe kanë bërë që çdo ditë kësaj nisme ti bashkohen njerëz të rinj .
Alien , apo jo ? Le të presim datën 20 shtator .