AKTUALITET, 20 Korrik 2019, 19:26

“Deputetja ka nevojë për ndihmë”, gazetarja Esiona Konomi apel për drejtshkrimin e Aurora Marës (Foto)

Ditën e sotme deputetja Aurora Mara ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan mbi mbylljen e sesionit parlamentar.

Ajo që bie në sy është mënyra se si Mara i ka shkruar shumicën e fjalëve, pa –ë, në fund, gjë që ka tërhequr vëmendjen e gazetares Esiona Konomi.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Konomi shkruan se deputetja ka nevojë për ndihmë, duke ripostuar kështu statusin e deputetes Mara dhe duke i rrethuar fjalët që ka shkruar gabim.