TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ikona e futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri u përcoll sot për në banesën e fundit. Ai u nda nga jeta një ditë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Atij iu dhanë sot nderimet e fundit në ambientet e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ ku u mbajtën homazhet për nder të kësaj legjende të futbollit, por që nuk munguan as personalitetet më të njohura të sportit dhe jo vetëm.
Por kush ishte Fatmir Frashëri?
Frashëri lindi më 3 prill të vitin 1941 dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Shqipërisë. Ai u formua si futbollist te klubi i Tiranës, me të cilën u aktivizua në periudhën 1958-1972. Më pas ai dha një kontribut edhe te Partizani e sidomos në radhët e kombëtares shqiptare. Në vitin 2003, Fatmir Frashëri u tërhoq përfundimisht nga futbolli, pasi ushtroi për një kohë të gjatë rolin e trajnerit dhe të Tiranës dhe të disa skuadrave të tjera duke lënë gjurmë. Për kontributin e madh të tij në futbollin shqiptar.Ai ka marrë disa dekorata si “Mjeshtri i Madh” apo “Mjeshtër i Merituar”.