TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin më të fundit në merkato, Tefik Osmanin. Mbrojtësi kishte gjetur prej disa kohës akordin me bardheblutë, por prej angazhimeve me skuadrën e Teutës në Kupat e Europës, zyrtarizimi ishte shtyrë.
Megjithatë, Osmani tashmë është rikthyer te skuadra kryeqytetase, teksa më herët ka qenë pjesë e Tiranës nga viti 2008 deri në vitin 2011. Ndërsa, në këtë periudhë ka arritur të shpallet edhe kampion i Shqipërisë në sezonin 2008-2009.
Një përforcim me shumë vlera ky për 24-herë kampionët e vendit, duke llogaritur eksperiencën e akumuluar nga Osmani gjatë shumë viteve karrierë. Ndërkaq, mbrojtësi është aktivizuar për 45 minuta nga trajneri Mema edhe miqësoren e sotshme përballë skuadrës së Renovës