TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita nisi sot bojkotin e komisioneve parlamentare pas mbledhjes së djeshme ku kërkoi mosbindje civile nga ana e qytetarëve.
Në komisionin e Ekonomisë munguan deputetët e Partisë Demokratike dhe ai i LSI-së, Përparim Spahiu. Por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja në komision e deputetit Edmond Haxhinasto.
Ish ministri i Transporteve i cili është shprehur pro vendosjes së tarifës 5 euro për kalimin në rrugën Durrës- Kukës gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ishte i pranishëm kur deputetët socialistë po diskutonin për ratifikimin e dy marrëveshjeve.