AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 13:31

'Dekreti', Meta takon Ruçin, shmang Ramën para vendimit për Lleshin

'Dekreti', Meta takon Ruçin, shmang Ramën para vendimit

Pas dekretimit të lirimit të Sandër Lleshit si gjeneral, presidenti Ilir Meta është takuar me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Mësohet se takimi Ruçi-Meta po zhvillohet në Hotel Tirana.

Këtë të premte është afati i fundit 7 – ditor që parashikon Kushtetuta për Metën për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Në mëngjes Meta deklaroi se do t’i japë kohë vetes deri në mbrëmje në lidhje me vendimin e dekretimit ose jo të Lleshit.

Por lirimi i Lleshit si gjeneral i hap rrugë të marrë me dekret postin e ministrit të Brendshëm pasi statusi i tij si ushtarak ishte bërë deri tani pengesë për dekretimin nga Meta.

Bie në sy që Meta nuk takoi Ramën për këtë çështje, por pasardhësin e tij në krye të Kuvendit, Ruçi.