AKTUALITET, 17 Maj 2018, 16:50

Vdekja e të riut pas dhunës barbare në Komisariat, reagon ashpër Berisha

Vdekja e të riut pas dhunës barbare në Komisariat, reagon

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Komisariatin e Korçës, ku një i ri është dhunuar barbarisht dhe ka gjetur vdekjen, pas arrestimit me akuzën e vjedhjes.

“Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se te ndjerit Enea Ftoi dhe te gjithe komunitetit rom te Korçes dhe mbare Shqiperise, denoj me ashpersine me te madhe kete akt mizor e raciste qe deshmon fytyren e vertet te narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames”, thotë Berisha.

POSTIMI I PLOTE:

Masakrohet barbarisht deri ne vdekje nga racistet, kriminelet me uniforme babai i tre femijeve, Enea Ftoi!

Te dashur miq, racistet e kriminelet me uniforme kane torturuar ne menyre çnjerezore dhe i kane marre jete si xhelat te riut 27 vjeçar rom, prind i tre femijeve, ne qelite e komisariatit te Korçes.

Ai ishte futur ne qelite e Komisaritit para tre ditesh me akuze per vjedhje dhe torturuar shtazerisht gjer ne vdekje per te pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se te ndjerit Enea Ftoi dhe te gjithe komunitetit rom te Korçes dhe mbare Shqiperise, denoj me ashpersine me te madhe kete akt mizor e raciste qe deshmon fytyren e vertet te narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames.

Me kete rast i bej thirrje kominitetit rom dhe mbare qytetareve shqiptare te ngrihen per te permbysur me revolte te fuqishme kete regjim kriminelesh te urryer! sb