TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
John Bunn qau dhe kapi duart e gjyqtares që e liroi atë pasi ai kaloi 27 vjet të jetës së tij pas hekurave për një krim që nuk e kishte kryer.
Bunn, tani 41 vjeç, i cili ishte 14 vjeç kur u akuzua për vrasje të shkallës së dytë për vdekjen e një oficeri policie jashtë detyre në Crown Heights, Brooklyn në vitin 1991.
Bunn, dhe një tjetër adoleshent me emrin Rosean Hargrave, u akuzuan se i nxorën Rolando Neischer dhe partnerin e tij Robert Crosson nga makina e tyre, duke i qëlluar dhe duke ua vjedhur automjetin.
Neischer vdiq, ndërsa Crosson mbijetoi të shtënat dhe u bë dëshmitari i vetëm.
Pretendimi i vrasjes së Bunn u hodh poshtë në vitin 2016, pasi u zbulua se detektivi kryesor i çështjes, Louis Scarcella, përdori ‘praktika të rreme dhe mashtruese’.
Dhe të martën, Bunn u lirua nga akuza për vrasje.
“Unë dua të them faleminderit, sepse kanë qenë 27 vjet që kam luftuar për jetën time”, tha i emocionuar Bunn.
Burri nga Brooklyn u kthye pastaj tek prokurorët dhe qau, duke u thënë se kishin akuzuar djalin të gabuar.
Pasi gjyqtarja njoftoi se Bunn ishte “i pafajshëm”, ai iu afrua stolit dhe i kapi duart. Ndërsa gjykata shpërtheu në duartrokitje, Bunn uli kokën dhe qau.
Jashtë sallës së gjyqit, Bunn u tha gazetarëve se ai ndjehet i ‘bekuar’ dhe ‘duke falënderuar Zotin që ka arritur këtë pikë’.