AKTUALITET, 17 Maj 2018, 15:11

Mesi dhe Ronaldo në qendër të terroristëve, kërcënohet me prerje koke

Isis ka paralajmëruar sërisht sulme në Kupën e Botës. Këtë herë ata kanë zgjedhur 2 figurat më të njohura në botën e futbollit, Mesi dhe Ronaldo. Dy futbollistët shfaqen në një foto më dy luftëtarë të ISIS që mbajnë thikat në qafën e tyre.

mesi
Fotua është publikuar nga një grup që mbështet këtë organizatë në rrjetin social “Telegram”. Titulli i këtij postimi është “ Toka do të mbushet me gjakun tuaj “. Ky nuk eshte mesazhi i parë i terroristëve për një sulm në Botëror.

iis

Ata përpara rerth 1 muaji kërcënuan përsëri organizatorët e eventit se do të kishte sulme. Masat e sigurisë në Rusi tashmë janë në nivel shumë të lartë për të paraprirë çdo situatë.

messi