TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme, një video, ku shfaqet një person që PD pretendon se është dëshmitari X. Ai quhet Alberti Veliu, ështeë 51 vjeç, dhe ka dhënë dëshminë e tij me anë të një video, për njohjen me Agron Xhafajn. Sipas këtij personi, Agron Xhafaj ka vijuar trafikun e drogës. Dëshmitari ka deklaruar se Agron Xhafaj "komandon të gjithë Vlorën" dhe ka patur lidhje me shefin e policisë së Vlorës.
Veliu ka thënë se në vitin 2000 ka punuar me grupin e Agron Xhafajt. Ai ka thënë se personi që përmendet në autdo përgjim, i njohur si "Ermali", është një skafist me nofkën "Nake".
Veliu ka deklaruar se bisedën me Agron Xhafajn e ka bërë ai, por përgjimin nuk e ka bërë ai. Veliu deklaroi se "Agron Xhafaj është në dijeni të personave që kanë bërë përgjimin".
"U kapa në Peskara. Kur rashë brenda në burg s’më solli asnjë paketë cigare, as një copë letër, se ishim shokë. Kur erdha në Shqipëri e takova, më ofroi një punë për djalin, në 2016, për djalin që është 22 vjeç. Punoi kamerier 6 muaj por se përballoi dot dhe e hoqën. Para 5 muajsh i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte në Itali, hashash për ta çuar në Itali. Më prezantoi me Ermalin. Ia kërkova se isha keq ekonomikisht. E vura në provë se sa korrekt ishte. I kërkova këtë nder dhe nuk doja të vazhdoja këtë provë biznesi, doja ta provoja. Kur rashë në burg, s’më erdhi të më sjellë një paketë. Ai është biznesmen, komandon Vlorën. ka biznese, atë punë ka bërë tërë kohës, me hashash",u shpreh Veliu.
Dëshmia e këtij personi, është një provë e fortë që rrëzon pretendimin e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt se audio përgjimi nuk është autentik.
VIDEO:
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Fatmir Xhafajn e kanë marrë në mbrojtje Agron Xhafajn dhe se po përpiqen të intimidojnë dëshmitarin dhe familjen e tij.
"Qëllimi i presionit shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit dhe familjes së tij është vetëm një, kompromentimi i dëshmitarit dhe dëshmive të tij tronditëse dhe shkatërrimi i provave.
Rama dhe Xhafaj gënjyen dje shqiptarët kur hodhën poshtë dëshminë. Ata e dinin që të hënën se përgjimi është autentik, ata u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj, se kush është dëshmitari X."
Dëshmitrai Albert Veliu, u shpreh se ësht ndierë i kërcënuar.
"Nga kush ndihem i kërcënuar? Ku doli emri im?Nga e mësuan këta?E shikon që ata thonë që janë folur që kanë qenë në përgjim të Agronit a dikujt tjetër, ai është vetë i vetëdijshëm. Materiale të tjera skam çfarë ju them për Agronin se ai ka biznesin dhe jetën e tij. Filmime të tjera nuk kam bërë, të tjerat ti japë vetë Agroni, jo unë, ai e di pse e ka bërë.Ato janë të gjitha reale. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo një i pasur. Zëri i tij, thonë zëri im, zëri i Ermalit dhe i Altinit, tani po ka gjë tjetër mund të jetë plaku im te banesa. Kur e pashë te djali te lokali, të gjitha këto folje që u bënë doli, të gjitha thanë ç’ne këto përgjime neve", u shpreh Veliu.
/TPZ.AL/