AKTUALITET, 17 Maj 2018, 14:55

Dëshmitari i audio-përgjimit të Agron Xhafajt: Shefi i krimeve më kërcënoi djalin

Dëshmitari i audio-përgjimit të Agron Xhafajt: Shefi i krimeve

Albert Veliu, dëshmitari i audio-përgjimit të publikuar nga PD për Agron Xhafajn, deklaroi se shefi i krimeve të Vlorës i ka kërcënuar djalin të hënën, kur u publikua përgjimi.

Sipas Veliut, djalit të tij i kanë shkuar në punë vetëm 30 minuta pasi Partia Demokratike publikoi audion. Ai tregoi në një intervistë për PD-në se djalit i kanë thënë se do t’i ruajnë babain.

“Shefi i Krimeve i ka shkuar djalit tim në punë 30 minuta pas publikimit të hënën. I kanë shkuar djalit të puna duke i thënë do të ruajmë babanë. Kam marrë kërcënime.” – u shpreh Albert Veliu.