AKTUALITET, 28 Mars 2018, 12:38

Vdekja e së miturës nga fruthi, denoncimi shokues: Prindërit kërkonin ndihmë prej 3 ditësh

Vdekja e së miturës nga fruthi, denoncimi shokues: Prindërit

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një 12-vjeçare nga Fushë-Arrëzi humbi jetën për shkak të fruthit.

Por, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ditën e sotme, ku duke iu referuar një qytetari, shprehet se për këtë ngjarje është përgjegjës qeveria dhe bashkia.

Në mesazh, qytetari thotë se vajza ishte sëmurë që para tre ditësh, por si pasojë e bllokimit të rrugës nuk e kanë çuar dot në spital.

Madje ai shkon edhe më tej, kur thotë se prindërit i kishin bërë thirrje Bashkisë për të hapur rrugën por apeli i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Bashkë me 12-vjeçaren, nga fruthi janë prekur edhe tre vëllezërit e saj, të cilët ndodhen në spitalin e Tiranës.

Reagimi i Berishës:

E verteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushe Arrez!

Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç sot nga fruthi ne fshatin berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen,dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiç vajza,ku dhe pjestaret e tjere te familjes u transportuan drejte Tiranes me helikopter. Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne medja per vdekjen e vajzes. Te pershendes naten Doktor.”