AKTUALITET, 28 Mars 2018, 12:25

Arrestimi i Gjuriç, deklarata e fortë e Vuçiç për qeverinë e Kosovës

Arrestimi i Gjuriç, deklarata e fortë e Vuçiç për

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet. Në një intervistë për televizionin kombëtar serb pas takimit me përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini, u shpreh se Lista Srpska do të mbetet në opozitë dhe Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet.

Sipas Vuçiç, Lista Serbe, e cila u dorëhoq nga koalicioni me qeverinë e Haradinaj duke qëndruar në opozitë do të luftojë për sebët në Kosovë ndërsa do të marrë ndihmë për këtë nga shteti i Serbisë. Ndërkohë që Vuçiç ka thënë se përveç takimit me Mogherinin, ka folur në telefon edhe Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit Wess Mitchel.

“Nuk mendojmë që Qeveria në Prishtinë do të rrëzohet. Nuk do të rrëzohet pasi kur është puna të bëhen kundër serbëve të gjithë shqiptarët do të bëhen bashkë, për dallim nga serbët të cilët asnjëherë nuk do të bashkohen pasi nuk u vjen keq për Gjuriçin, e as për Vuçiçin në Srebrenicë, e as nuk u vjen rëndë për diçka të tillë” ka deklaruar ai.