TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çelsi dhe Sevilja siguruan matematikisht kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. “Blutë” dhe andaluzianët fituan me rezultatin 1-2 respektivisht në fushën e Renesë dhe Krasnodarit.
Miqtë e siguruan kualifikimin në momentet e fundit të ndeshjeve. Oliver Zhiru i dha trepikëshin ekipit të Lampardit në minutën e 90-të, kurse ish-lojtari i Barcelonës Munir El-Hadadi bëri detyrën 60 sekonda para mbylljes së krejt takimit me rusët e Krasnodarit.
Çelsi dhe Sevija kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, ndërsa vendi i parë në grupin E pritet të vendoset në përballje direkte mes tyre.
FT| RENE-ÇELSI 1-2
Guirasi 85’/ Odoi 22′, Zhiru 90′
FT| KRASNODAR-SEVILJA 1-2
Vanderson 56′ /Rakitiç 4′, El Hadadi 90’+5