AKTUALITET, 16 Prill 2018, 14:29

Vazhdojnë largimet nga LSI, 5 këshilltarë bashkiakë në Lezhë bashkohen me PS

Vazhdojnë largimet nga LSI, 5 këshilltarë bashkiakë në

Vazhdojnë largimet nga radhët e LSI në këshillat bashkiakë të vendit. Kështu pesë këshilltarë bashkiak në Lezhë, 3 të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy të partive të tjera të vogla, kanë vendosur që të largohen nga forcat politike që përfaqësonin dhe t’i bashkohen Partisë Socialiste.

Vendimi i tyre u bë publik përmes një deklarate të përbashkët për mediat nga selia e Partisë Socialiste.

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë Eduart Ndreca, falënderoi këshilltaret që zgjodhën t'i bashkohen forcës politike që ai drejton, e cila sipas tij po e çon vendin përpara.

Emrat e këshilltarëve që iu bashkuan PS:

Ferdinad Ndoj LSI

Hasan Muça LSI

Agim Doda LSI

Ndrek Gazulli PAK

Erind Ndreca G-99