AKTUALITET, 12 August 2026, 19:32

Vatra e zjarrit në malin e Nemërçkës mbetet aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara, Forcat e Armatosura në terren

Vatra e zjarrit në malin e Nemërçkës  ne kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë  është aktive, por aktualisht nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në terren po punojnë forcat e zjarrfikëses, bashkia dhe dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura për izolimin e flakëve.

Në vend ka disa vatra aktive.