TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fortlumturia e Tij Joani, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, ndodhet në Imbros me rastin e festimeve për 65-vjetorin e hirotonisjes në gradën klerikale të Tërëshenjtërisë së Tij Bartholomeut, Patriarkut Ekumenik.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm kishtar merr pjesë edhe Fortlumturia e Tij Theodori II, Patriarku i Aleksandrisë dhe i Gjithë Afrikës.
Sipas programit të festimeve, më 13 gusht 2026, tre Primatët do të bashkëmeshojnë në Imbros, vendlindjen e Patriarkut Ekumenik Bartholomeut.
Bashkëmesha e tre drejtuesve të lartë të Kishave Ortodokse pritet të jetë një moment i veçantë për botën ortodokse, duke e kthyer Imbrosin në qendër të kremtimeve për këtë përvjetor të rëndësishëm të Patriarkut Ekumenik.