AKTUALITET, 12 August 2026, 14:31

I dënuar me 11 vite e 6 muaj burg për vrasje, ekstradohet drejt Kosovës 50-vjeçari 

I dënuar me 11 vite e 6 muaj burg për vrasje, ekstradohet drejt

Specialistët e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me homologët kosovarë, kanë finalizuar procedurën për ekstradimin nga Shqipëria drejt Kosovës të një 50-vjeçari të dënuar për vrasje.

Shtetasi kosovar Anton Allakaj, 50 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pejës, në vitin 2021, e kishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”. Sipas autoriteteve, nga dënimi i dhënë nga gjykata kosovare, Allakajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, 50-vjeçari është ekstraduar nga Shqipëria dhe i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.   

“Specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i bashkëpunimit me homologët, finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria, në Kosovë, të shtetasit kosovar, Anton Allakaj, 50 vjeç, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Pejës, në vitin 2021, e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga ky dënim, 50-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur, 9 vjet e 8 muaj burgim.”, sqaron policia.