AKTUALITET, 22 Prill 2020, 08:52

“Vatra e nxehtë” e koronavirusit, konfirmohen edhe 18 raste në Krujë. Punëtorë fasonerie dhe të afërm të tyre

“Vatra e nxehtë” e koronavirusit, konfirmohen edhe 18 raste


Kruja u kthye me shpejtësi në një vatër të nxehtë të koronavirusit në vend, për shkak të infektimeve që u konstatuan mes punonjësve të një fasonerie.

Sot janë konfirmuar 18 raste të reja të prekurish nga 30 tamponë të kryer nga autoritetet, bën me dije “News 24”.

Mësohet se të prekurit janë kryesisht punonjës të fasonerisë ku u zbuluan edhe rastet e mëparshme, si edhe kontakte të tyre.

Vetëm një ditë me parë vetëm në Krujë kanë rezultuar 17 persona pozitivë, ndërkohë që ne total ky qytet kishte 40 raste.