TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa anëtarë të Partisë Socialiste i kanë drejtuar një mocion Kongresit, që do të mbahet në tre ditë, ku kërkojnë reformimin e Partisë Socialiste.
Ata propozojnë një paketë me 10 ndryshime themelore në programin dhe statusin e parisë, duke kërkuar që ato të paraqiten për votimin në Kongresin e datës 29 shkurt.
Objektivat kryesorë të mocionit janë: Parti me liri fjale, votim të ndershëm, vendimmarrje dhe drejtim kolegjial. Parti me integritet, e pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Parti që realizon qeverisjen e majtë demokratike, që mbron dhe u shërben interesave themelore të shtetasve shqiptarë, kudo ë jetojnë.
Anëtarët që kanë propozuar këto ndryshime janë Arta Dade, Eva Teqja, Ibrahim Sula, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilali dhe Përparim Bodinaku.