TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, teksa ka vizituar të plagosurit e tërmetit në Spitalin e Trumës, ka folur para mediave, ku tha se nata e djeshme ishte nata më e keqe për të gjithë kombin shqiptar.
Ai përgëzoi të gjithë strukturat që kanë dhënë ndihmë në terren, por edhe përpjekjet heroike të bluzave të bardha, të cilat me orë të tëra dhe pa pushim po punojnë për të shpëtuar jetën e të plagosurve.
Ndërkohë nuk kurseu thumbimet për presidentin Ilir Meta.
"Janë humbur jetë njerëzish. Kemi lehtësimin shpirtëror nga jo pak jetë të shpëtuara. Kanë qenë të gjithë heronjtë e kësaj dite, bluzat e bardha që në ditët me diell i kemi përgojuar pa hesap, sot janë në krye të detyrës për të shpëtuar jetë. Për fat të keq bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin që të mos ketë përfunduar as bilanci i jetëve të shpëtuara nga rrënjoat, që ende shpresoj që të marrin frymë, njerëz që do i nxjerrim. Një ditë sa e rëndë aq e mbushur edhe me emocion si rezultat i solidaritetit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, por edhe miqve të këtij vendi që janë ngritur në këmbë me një frymë, nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Gjermania, Kroacia, miqtë në rajon.
Ambasadat, që në ditët e fundit i kemi në një shënjestër që na turpëruar të gjithëve, sot që në mëngjes herët në emër të SHBA dhe BE-së na kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që mund ta them tani, qeveria ka bërë maksimumin, menjëherë në terren të gjithë ministrat. Është surreale që të flasësh më presidentin e Francës përballë një gërmadhe në Durrës, apo të Greqisë kur je përballë një tjetre, apo Italisë. E them për të treguar gatishmërinë. Po punojmë për atë që vjen nesër, do të jetë ditë zie kombëtare.
Do të fillojmë për të realizuar të gjithë procesin e kalimit të njerëzve pa çati dhe që refuzojnë të futen në palestër. Sot kam punuar në këtë drejtim me kolegët për të ndërtuar një marrëveshje me operatorët turistikë për hotelet në bregdet. Duhet të rindërtojmë gjithcka të kthejmë njerëzit në shtëpi të reja të forta dhe koha nuk pret", tha Rama.