AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 20:27

"Përse nuk shpall emergjencën?" Rama: Ata që "cysin" për tema pa lidhje janë mendje-ngushtë!

"Përse nuk shpall emergjencën?" Rama: Ata që

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat. Ai është pyetur nga gazetarët se përse qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës, pas tërmetit që ka shkaktuar dhjetëra viktima.

Kryeministri u shpreh se kjo nuk do të ndryshonte asgjë dhe se kush mundohet të kritikojë qeverinë tani duke përdorur këtë argument, është "mendje-ngushtë".

"Është e çudithsme që e dëgjoj këtë pyeje. Çfarë do të thotë? Akti formal i gjendjes së jashtëzkonshme, nuk sjell më shumë seç ka sjellë gjithë ky intensitet dhe solidaritet. Nuk do ndryshojë asgjë dhe nesër është dita për të menduar për të gjitha, përfshirë dhe për këtë që thoni ju, nejse jeni të pafajshëm. Të fajshëm janë ata që vazhdojnë të cysin në një mënyrë apo tjetër, për mendjengushtësinë e tyre, tema që janë pa lidhje.

Do i vlerësojmë të gjitha, por këta njerëz që sot mund të ishim të gjithë ne, do të trajtohen në mënyrën më dinjitoze në cdo aspekt", u shpreh kryeministri.

Nëse do të shpallej gjendja e emergjencës,  të gjitha veprimet e organeve shtetërore rregullohen nga ligji për emergjencat civile. Në nenin 1 ky ligj thotë:

“Planëzimi dhe përballimi i emergjencave civile janë detyra të shtetit shqiptar që synon: parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile”.

Pra nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 për qind të çdo dëmi që prek popullatën.

/TPZ.al/