AKTUALITET, 9 Prill 2020, 22:29

Vaksina e tuberkulozit ju mbron nga Covid-19? Mjeku Gega: S’ka asnjë bazë shkencore

Vaksina e tuberkulozit ju mbron nga Covid-19? Mjeku Gega: S’ka asnjë

Mjeku Arjet Gega është shprehur se teoria se vaksina e tuberkulozit të mbron nga koronavirusi, nuk ka bazë shkencorë. Në një lidhje me Skype në emisionin “360 gradë”, Gega tha se kjo është një hipotezë që po studiohet në Gjermani dhe Ausutrali dhe se një përgjigje duhet të dalë pas  disa muajsh.

“Kur hidhen hipoteza të tillë duhet të përdoren terma si ndoshta, është e mundur, për mendimin tim, etj., pasi nuk ka asnjë të dhënë dhe asgjë në botën shkencore që vaksina ndaj turbekulozit mbron. Kjo është një hipotezë, e cila po studiohet në Gjermani dhe Australi dhe mbas disa muaj do ta kemi një përgjigje të tillë. I gjithë ky diskutim erdhi pasi SHBA dhe Itali nuk kanë bërë vaksinim nga tuberkulozi dhe janë shtetet më të prekur nga Covid-19,”- tha mjeku Gega.

Ky është mjeku i parë që e thotë këtë gjë. Më parë, epidemiologë të tjerë kanë deklaruar se vaksina kundër tuberkulozit ka krijuar imunitet ndërqelizor dhe i ka bërë njerëzit më rezistentë ndaj Covid-19.