TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin "Open" në Top Channel, ku ka folur për krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Rama është pyetur lidhur me biznesin e madh, vështirësitë në të cilat po operon ky biznes dhe vendimi për të larguar një pjesë të punonjësve.
Rama tha se biznesi duhet të durojë, të mos pushojë nga puna askënd dhe qeveria do të ketë kontribut, duke ndihmua rnjë pjesë të punonjësve të tyre.
Kryeministri u shpreh se disa pronarë të bizneseve të mëdha, kanë kërkuar të mos paguajnë energjinë elektrike, kërkesë të cilën e konsideroi absurde dhe u shpreh se këta persona mund të shesin jahtet dhe vilat dhe të pagujanë energjinë.
"Nuk paguani ju dritat? Po shiteni jahtin që keni dhe paguani dritat. Shiteni vilën e tretë dhe paguani drita. Shiteni vilën e katërt që keni dhe paguani dritat!", tha Rama.
/TPZ.al.