TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për masat ekonomikë të qeverisë për përballimin e situatës së COVID-19, ku mohoi të gjitha akuzat që bëhen nga opozita. Rama i ftuar në emsionin “Open” në Top Channel, u shpreh se qeveria do ketë një paketë të zgjeruar ku do përfitojnë dhe mijëra biznese të tjera.
Rama u përgjigj dhe shqetësimeve të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për pagë lufte, por janë refuzuar. Kryeministri tha se refuzimi ka ardhur se nuk janë pjesë e paketës së parë financiare.
“Nuk është se janë refuzuar, por janë refuzuar në aplikimin e parë. Këta nuk janë mbyllur me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, por nuk funskiononi për shkak të luftës. Problemtatika juaj do jetë në paketën e zgjeruar. Do përfitojnë elektriçistët, hidraulikët, rrobaqepsitë, agjencisë turistike, takistët, punonjësit e shërbimit të transportit, gomisteritë etj. Këta nuk janë mbyllur me urdhër, por qëndrojnë hapur dhe s’kanë asnjë të ardhur”, u shpreh Rama.