TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-futbollisti njëherësh dhe zyrtar i FSHF, Florian Riza, ka treguar eksperiencën e tij pas infektimit me COVID-19. Në një intervistë në ABC News, Riza tregoi se, në 10 mars kishte shenjat e para të virusit, dhe më pas u shtrua në spitalin Infektiv.
Por, ai u shpreh i pakënaqur me kushtet në spital, dhe sipas tij ishin të tmerrshme. Ai shtoi se, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja.
“Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, u shpreh ndër të tjera ai.
Riza po ashtu falenderoi mjekët që siç tha kanë bërë një punë shumë profesioniste dhe pse në kushte të vështira. Ai tashmë ndodhet në shtëpi dhe është shëruar nga virusi.