TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka dalë nga terapia intensive, pasi qëndroi aty për tre ditë.
Gjendja shëndetësore e Johnson është përmirësuar. Ai vijon të jetë i shtruar në spitalin St Thomas' dhe po monitorohet nga mjekët.
Kryeministri përfundoi në terapi intensive, për shkak se kishte simptoma të vazhdueshme të koronavirusit, kollë dhe temperaturë të lartë, e cila nuk po ulej. Johnson u trajtua me oksigjen, por nuk pati nevojë t'i nënshtrohet intubimit.
Downing Street tha se Johnson "është lëvizur prej terapisë intensive dhe qëndron në spital, ku po monitorohet nga afër, në fazat e para të shërimit".
Ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën 881 persona, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin total të fataliteteve në 7,978.
Qeveria ishte e ngadaltë në marrjen e masave të distancimit social, duke eksploruar fillimisht teorinë e infektimit të popullatës, për të krijuar "imunitetin e tufës", ide e cila u braktis me shpejtësi, duke u zëvendësuar me masa më radikale, për të ndalur përhapjen e virusit.
/TPZ.al/