LIFESTYLE, 21 Prill 2018, 15:56

Vajzat e famshme shqiptare nuk i rezistojnë dot këtyre syzeve

Vajzat e famshme shqiptare nuk i rezistojnë dot këtyre syzeve

Hija e kësaj vere do të jetë poshtë hundës suaj...Tingëllon metaforike? Nuk është aspak e tillë, sidomos kur i referohemi trendit më të ri të syzeve të diellit për këtë sezon. Revolucionin e shenjoi koleksioni i sezonit Pranverë/ Verë 2018 i Maison Margiela, dhe sapo ato u shfaqën në pasarelë, u "zhdukën" shumë shpejt nga qarkullimi! Të kuptohemi! U shitën të gjitha sepse VIP-at më stylish të botës u afeksionuan pas tyre.

Ndryshe, njihen edhe si mikrosyzet e diellit! Dikush tjetër i etiketon si modele të cat eye(sy mace), duke iu referuar formës. Por, stilistët më IN të momentit, sapo pikasën këtë tendencë të re, e aplikuan në të gjitha prurjet e reja fashion, ndaj loja me ngjyrat, me detajet, format gjeometrike herë të ngjashme dhe herë të guxuara, kanë një emërues të përbashkët: stilin unik! Këtë gjë e kanë "nuhatur" edhe shumë prej vajzave më cool të showbiz-it shqiptar.

Fotot e tyre me mikro syzet e diellit kanë "pushtuar" rrjetet sociale duke u kthyer në një trend mani për këtë sezon. Po ju çfarë prisni? Lori Hoxha, Era Istrefi, Rita Ora e shumë vajza të tjera stylish i kanë përvetësuar tashmë këtë model syzesh që do ju bëj të dukeni më shumë se stylish këtë verë. Ndaj, ky është momenti ideal për të zgjedhur modelin tuaj të preferuar! Ja sugjerimet!

[gallery ids="96434,96433,96432,96431,96430,96429,96428,96427,96426"]