SPORT, 27 Mars 2021, 13:26

“Broja mund të jetë titullar”, Reja: Gjimshiti i denjë për të ndalur Kane, do i mbajmë në tension

“Broja mund të jetë titullar”, Reja: Gjimshiti i

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, iu gëzua tre pikëve me Andorrën në transfertë dhe nesër mbrëma nuk do e ketë problem ta motivojë skuadrën e tij, pasi prej orës 18:00 vihen përballë Anglisë. Italiani ka dalë sot para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për duelin me anglezët dhe tema të tjera.

“Sigurisht, Anglia është një skuadër shumë e fortë. Nuk ka diskutim. Ka një grup t rinjsh shumë cilësor, Ata po përgatiten edhe për Europianin dhe po përgatiten shumë mirë. Kane është e tashmja dhe ka shumë cilësi, Foden dhe Mount janë të rinj dhe kanë mundësi për t’u rritur dhe të tregojnë aftësitë e tyre në të ardhmen. Kane është lojtari më i rrezikshëm që ka Anglia në këto momente.

Motivimi është i madh për këtë ndeshje sepse përballë është një nga skuadrat më të forta në Europë. Më shumë është çështje tensioni dhe pjekurie. Duhet shumë kujdes, Anglia ka të rinj të shpejtë, agresivë dhe teknikë dhe duhet t’i lëmë sa më pak hapësira e të jemi sa më të qetë.